Dark Fiber Infrastrukturë Ekskluzive
Kontroll i plotë mbi rrjetin tuaj optik. Kapacitet i pakufizuar. Siguri maksimale për ISP dhe biznese enterprise.
Çfarë ofrojmë
Shërbimi Dark Fiber nga Abissnet ofron mundësinë për lidhje ekskluzive të fibra optike për bizneset dhe ISP-të, duke mundësuar një rrjet të sigurt dhe të besueshëm për transmetimin e të dhënave. Ky shërbim është fleksibël dhe mund të përshtatet sipas nevojave të distancës dhe kapacitetit tuaj të transmetimit.
Përdorim Ekskluziv
Segmenti i fibra optike është në përdorim ekskluziv të klientit, duke siguruar kontroll të plotë mbi rrjetin dhe performancën e lartë.
Siguri dhe Performancë
Kapacitetet e larta të transmetimit të të dhënave dhe mbrojtje e fortë nga ndërhyrjet dhe rreziqet e mundshme.
Fleksibilitet i Plotë
Shërbimi është fleksibël dhe mund të përshtatet për distanca dhe kapacitete të ndryshme, për të plotësuar kërkesat specifike të rrjetit tuaj.
Zgjidhje për ISP dhe Biznese
Dark Fiber është një zgjidhje ideale për ISP-të dhe bizneset që kërkojnë lidhje të besueshme dhe me shpejtësi të lartë.
Çmimi i Shërbimit
Përveç shërbimit të lidhjes ekskluzive të fibra optike, Abissnet ofron edhe çmime fleksibël për instalimin fillestar dhe shërbimet mujore të Dark Fiber:
| Komponenti | Çmimi (ALL) |
|---|---|
| Instalim Fillestar (1 – 10 km) | 25,000 ALL |
| Instalim Fillestar (11 – 20 km) | 45,000 ALL |
| Dark Fiber (mujore) për 1 km | 18,000 ALL |
📋 Shënime të Rëndësishme:
- Tarifa Bazë: 18,000 Lekë/muaj për 1 kilometër
- Kilometra Shtesë: +3,000 Lekë/km për çdo kilometër shtesë
- Fija e Dytë: 9,000 Lekë/km (50% zbritje)
- Kilometra Shtesë (Fija 2): +1,500 Lekë/km
Kërko Ofertë për Dark Fiber
Na dërgo kërkesën për shërbimin Dark Fiber në paketën që i përshtatet nevojave të biznesit tuaj.